-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ja pse prindërit duhet t’u flasin fëmijëve mbi Facebook-un

Më të lexuarat

Dihet tashmë se fëmijët po përdorin Facebook-un. Edhe pse kushtet e Facebook-ut kërkojnë që një person të jetë mbi 13 vjeç për ta përdorur rrjetin social, studimet e fundit tregojnë se 34% e fëmijëve nga 3 deri 12 vjeç në Britani kanë profil në Facebook.

Faktikisht, përdorimi i rrjeteve sociale, përfshi Facebook-un, konsiderohet me rrezik për fëmijët. Prandaj, është detyrë e prindërve jo vetëm të informohen mbi rreziqet e mundshme, por edhe t’u flasin fëmijëve mbi mënyrën e përdorimit të mediave sociale.

Së pari, në momentin që një fëmijë nën 13 vjeç gënjen për moshën gjatë procedurave të regjistrimit, kur ai të “mbushë” moshën 18 vjeç, do të duhet të “përballet” me ndryshimet lidhur me privatësinë në Facebook.

Për shembull, nëse një fëmijë 9 vjeç regjistrohet sikur ka moshën 14 vjeç, pas katër vitesh, Facebook-u do të llogarisë se ai ka mbushur 18 vjeç dhe një pjesë e opsioneve lidhur me privatësinë do të ndryshojnë (përfshi informacionet personale, statuset etj., të cilat bëhen më publike automatikisht dhe më të kërkueshme nga të tjerët). Ndërkohë që fëmija është vetëm 14 vjeç.

Fëmijët janë më tepër të prirur të shpërndajnë informacione personale apo sensitive

Fëmijët nuk arrijnë t’i kuptojnë këto opsione dhe për këtë arsye ata shpeshherë nuk arrijnë të bëjnë dot filtrimin mes kërkesave të miqësisë nga persona të panjohur.

Pikërisht, pranimi i këtyre kërkesave mund të jetë me rrezik të madh për fëmijët, pasi ka shumë njerëz që i gjurmojnë ata.

Për më tepër, fëmijët kanë më tepër gjasa të shpërndajnë informacione personale apo sensitive, si numrat e telefonit, adresën e shtëpisë apo edhe foto të tyre, vetëm apo me miqtë. Nëse fëmijët kanë në listën e miqve persona të panjohur, postimi i këtyre informacioneve mund t’i përfshinte ata në një situatë tepër të rrezikshme.

Facebook prezanton motorin e kërkimit “Graph Search”

Prandaj këshillohet që prindërit të flasin sa më herët mbi këtë temë me fëmijët e tyre, të paktën për të garantuar sigurinë e tyre. Psikologët nuk rekomandojnë që fëmijët nën 13 vjeç të kenë Facebook, ashtu siç edhe rrjeti social nuk e pranon, për arsyen se janë tepër të vegjël për të kuptuar risqet potenciale që vijnë nga interneti.

Është detyra e prindërve të kujdesen për praninë online të fëmijëve të tyre. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit