4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ja pse prindërit duhet të hanë me fëmijët në shtëpi!

Më të lexuarat

Të ndash vaktet ushqyese si familje mund të mbrojë që fëmija të ketë çrregullime në ngrënie.

Të gjithë e dimë se nuk është e lehtë për të gjetur kohë për t’u ulur si familje dhe për të ngrënë një vakt së bashku, por është e rëndësishme të përpiqeni dhe ta ktheni në prioritet.

Të ngrënurit një vakt bashkë është një mënyrë e shkëlqyer për të kaluar kohë cilësore në familje, kjo sepse inkurajon bisedës dhe paraqet një kanal komunikimi të hapur ndërmjet anëtarëve të familjes, informon dritare.net.

Në këtë mënyrë fëmijët inkurajohen të tregojnë për ditën e tyre, si dhe të ofrojnë një ambient të rehatshëm për të diskutuar çështje të ndryshme.

Përveç krijimit të një platforme për komunikim të hapur, vaktet familjare mund të promovojnë modele dhe qëndrime të shëndetshme të ngrënies, gjë që inkurajon fëmijët të krijojnë marrëdhënie pozitive me ushqimin dhe trupin e tyre.

Fëmijët janë si sfungjer që thithin atë që shohin, dëgjojnë dhe perceptojnë. Pra, është e rëndësishme që të mbani mend njohuritë dhe zakonet që fëmijët mbledhin nga tryeza e darkës ka gjasa që t’i mbajnë mend gjithë jetës.

Fëmijëve duhet t’ju inkurajohen dieta të shëndetshme që të japin fuqi dhe energji dhe jo dieta që të dobësojnë apo shmangin marrjen e yndyrës, informon dritare.net.

Nëse fëmijët i vëzhgojnë prindërit e tyre duke ngrënë një dietë të ekuilibruar, si dhe duke komunikuar se ushqimet e shëndetshme sigurojnë karburant për trupat e tyre, fëmijët kanë më shumë gjasa të ndjekin gjurmët e prindërve të tyre duke shijuar një shumëllojshmëri ushqimesh dhe të kenë një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin.

Gjatë kohës së ushqimit pajisjet elektronike, si televizor, telefona etj, sugjerohet të mbahen fikur. Kjo është një mënyrë efektive për të mbajtur bisedën familjare të pandikuar nga mesazhet që vijnë nga këto faktorë.

Sa më shpesh që familjet mund të hanë së bashku, aq më mirë do të jetë për modelet e shëndetshme të të ushqyerit të fëmijëve, të cilët mund të ndihmojnë për të mbrojtur nga çrregullimi në ngrënie.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit