Një studim i ri i kryer nga ekspertët skoceze ka alarmuar se një rrip shume i shtrënguar mund te shtoje acidin ne ezofag dhe kjo do sjelle probleme te mëdha.
Studimi është kryer tek 24 vullnetare te cilët nuk kishin paraardhës me probleme gastrike. Duke i analizuar me kujdes, u vu re se ata kishin një sasi te madhe acidi kur e shtrëngonin fort rripin e pantallonave.
“Ndryshe nga stomaku, qe i reziston me tepër acidit, ezofagu dëmtohet. Kjo sjell djegie stomaku si dhe mund te çojë ne kancer te grykës, nëse veprimi vazhdohet për një kohe te gjate” – kane thënë specialistet. Rreziku për këtë lloj kanceri është me i larte tek personat mbi peshe./infoglobi/kohaislame