4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ja pse Kur’ani nuk është fjalë e njeriut

Më të lexuarat

– A e dini se nocioni “kultum – keni thënë” është përmendur në Kur’an 9 herë, aq sa është përmendur edhe nocioni “ekulu-them”.

– Nocioni “tekulune – po thuani” përmendet 11 herë, aq sa përmendet edhe nocioni “nekulu – po themi”.

– Nocioni “salevat- namazet” në formën e shumësit në Kur’an përmendet 5 herë, aq sa është numri i namuzeve brenda 24 orëve.

– Imperativi “ekim dhe ekimu- falu dhe faluni” (në njëjës dhe shumës) për namazin, në Kur’anin famëlartë përmendet 17 herë, gjithashtu edhe nocioni farz përmendet 17 herë që përputhet me numrin e rekateve farze brenda një dite (2+4+4+3+4= 17).

– Nocioni “sexhede” për njerëzit në Kur’an përmendet 34 herë, e kjo përputhet me numrin e sexhdeve që i bënë njeriu i cili falë 5 kohë namaz farz brenda ditës, 17 rekate x 2 sexhde = 34 sexhde).

– Fjala shpërblim në Kur’an përmendet 117 herë, aq sa përmendet edhe fjala falje mëkatesh.

– Fjala “dalalet – humbje, humnerë” në Kur’an është përmendur 191 herë, aq sa është përmendur edhe nocioni “Aje- argument

– Nocioni “harbun – uftë” në Kur’an është përmendur 6 herë, aq sa është përmendur edhe nocioni “esra – robër”.

– Nocioni “ersele- dërgoi” në Kur’an është përmendur 513 herë, aq sa është numri i përgjithshëm i të dërguarve të tij.

– Nocioni “hizb-parti, grup” në Kuran e që lidhet me emrin e Allahut si “Hizbull-llah” përmendet 3 herë, aq sa përmendet edhe nocioni Hizbu shejtan.,

– Nocioni “silah- armë” përmendet në Kur’an 4 herë, aq sa përmendet edhe nocioni “Xhuruh-plagë”.

– Nocioni “Eslihatikum-armët tuaja” përmendet në Kur’an aq herë sa përmendet edhe nocioni “Eslihatuhum-armët e tyre”.

– Nocioni “surur – gëzim” përmendet në Kur’n 4 herë, aq herë sa përmendet edhe nocioni hidhërim “elesa

– Nocioni “el mejmene – ana e djathtë” përmendet në Kur’an, 3 herë aq herë sa përmendet edhe nocionimesh’eme – ana e majtë.

– Nocioni “vesaten – mes, mesatar” në Kur’an përmendet 5 herë, aq sa përmendet edhe nocioni, skaj.

– Nocioni “el hamr – venë” përmendet në Kur’an 7 herë, aq sa përmendet edhe nocioni dehje.

– Nocioni “burhan – argument” përmendet në Kur’an 8 herë, aq sa përmendet edhe nocioni buhtan – shpifje.

– Nocioni “thijab – rrob-e” në Kur’an përmendet 8 herë, aq sa përmendet edhe nocioni hixhab – mbulesë.

– Nocioni “lebithe – qëndrim” në Kur’an përmendet 31 herë, aq sa përmendet edhe nocioni haxhere , shpërngulje.

– Nocino “sultan – sundues” në Kur’an përmendet 39 herë, aq herë sa përmendet edhe nocioni i pa drejtë,zullumqar.

Si dhe shumë fjalë tjera…

Nga:
Ing. Adnan Er-Rifai

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit