Trupat ukrainase kanë rrëzuar të enjten një dron të madh të ushtrisë ruse.
Droni, me një shtrirje krahësh deri në 8.54 metra, u rrëzua në veri të Donjeckut.
Sipas gazetës Bild, droni quhet Forpost dhe është prodhuar në qytetin Jekaterinburg dhe është një krenari e ushtrisë ruse.
Droni është një kopje e dronit izraelit Sucher-2.
Kjo nuk është hera e parë që dronët rusë rrëzohen mbi Ukrainë.
Megjithatë Forpost është më i madhi.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur presidenti ukrainas thotë se ata janë në luftë reale me Rusinë dhe presin një ofensivë nga Moska.
Kievi ka kapur disa ushtarë elitarë në lindje të vendit, të cilët kanë rrëfyer përpara kamerave se janë ushtarë rusë.