-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Ja një nga hutbet e Pejgamberit alejhi selam…

Më të lexuarat

Nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: “Na ka mbajtur hutbe Pejgamberi i Allahut salallahu alejhi ue selem mbi devenë e tij dhe tha[1]:

“O ju njerëz! Sikur vdekja është caktuar vetëm për të tjerët e jo edhe për ne.

Përcjellim të vdekurit sikur ata po udhëtojnë, e pak prej nesh përfitojnë.

Paralajmërojë ata që janë në varre sepse ne jemi duke e ngrënë trashëgiminë e tyre sikur ne do të jetojmë përgjithmonë.

Kemi harruar këshillat, sikur kemi garanci se dënimi nuk do të na kaplojë.

Jepi myzhde atij që merret me veten dhe i lë të metat e të tjerëve.

Jepi myzhde atij që shpenzon pasurinë e fituar hallall, shoqërohet me njerëzit e dijshëm dhe të urtë dhe rri pranë të dobëtëve dhe fukarenjve.

Jepi myzhde atij që është modest në jetë, ka sjellje të mira, ka zemër të pastër dhe njerëzit janë të sigurt se nuk i lëndon.

Jepi myzhde atij që jep pasurinë më të dashur që ka, ruan gjuhën e tij, është pasues i Sunetit dhe larg bidatit.

Muadh bin Xhebeli, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë3:

“Nuk do të lëvizë njeriu në Ditën e Kiametit pa u pyetur për katër gjëra:

– për jetën e tij, ku e ka harxhuar;

– për rininë, si e ka kaluar;

– për pasurinë e tij, nga e ka fituar dhe si e ka shpenzuar;

– për diturinë, se ç’ka ka punuar me të.”[2]

_____________________

[1] Shiko “Hutab ve Mevidhat Resul salallahu alejhi ue selem”, Abdullah Senedeh.

[2] Shënojnë Bezari dhe Taberani, transmetuesit janë të saktë. Shiko “Mexhma Zevaid”, 10/346

Pregatiti: Rrashit Zylfiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit