Një studim i fundit zbulon se çfarë ndodh me trurin e fëmijëve që përdorin tabletat.
Ne shohim fëmijët që luajnë me telefona, kompjuter dhe tableta çdo ditë. Teknologjia po bëhet pjesë integrale e shoqërisë dhe shumë shkolla po kalojnë nga letra në ekranet me prekje nëpër klasat e tyre. Tabletat janë të përshtatshme dhe nuk shpërdorojnë letër.
Rezultatet e një pune interesante kërkimore që investigoi efektet e përdorimit të shpeshtë të ekraneve me prekje tek fëmijët, u publikuan në një periodik me titull “Scientific Reports”. Rezultatet sugjerojnë se përdorimi i rregullt i teknologjisë mund të ndikojë negativisht në strukturën e gjumit tek fëmijët.
Studimi
715 prindër nga Mbretëria e Bashkuar morën pjesë në studim online. Në studim, prindërit iu përgjigjën pyetjeve fëmijët e tyre, përfshirë se sa kohë kalonin ata para pajisjeve elektronike si p.sh. ekraneve televizive dhe për strukturën e tyre të gjumit. Studimi vërejti një marrëdhënie pozitive midis përdorimit të shtuar të ekraneve me prekje dhe vështirësive për të fjetur tek foshnjat dhe fëmijët që sapo kishin filluar të ecin.
Studimi konkludoi që çdo orë shtesë në përdorimin e pajisjeve që kanë ekrane me prekje shoqërohet me një reduktim të përgjithshëm të gjumit prej 15.6 minutash.
75 % e prindërve në studim konfirmuan fëmijët e tyre të moshave midis 6 muaj dhe 3 vjeç përdorin këto pajisje çdo ditë. Studime të tjera kanë pasur rezultate të ngjashme dhe kanë vërejtur që përdorimi ditor i pajisjeve elektronike që kanë ekrane me prekje rritet me kalimin e moshës.
Fëmijët e moshës nga 6 deri në 11 muaj i përdorin këto pajisje në masën 51%, ndërsa për fëmijët e moshës midis 25 dhe 36 muajsh ky përdorim rritet në masën 92.05%. Në studim, nga 25 % e prindërve të cilët u përgjigjën që fëmijët e tyre nuk i përdorin pajisjet e sipërpërmendura çdo ditë, vetëm 42% e këtyre fëmijëve nuk i kanë përdorur kurrë ato më parë, gjë që nënkupton që fëmijët që nuk i përdorin ato përditë, përsëri i përdorin ato rregullisht.
Tipikisht, studimet që përshkruajnë korrelacionin midis teknologjisë dhe ndikimin që ajo ka tek gjumi drejtohen tek fëmijët e rritur, gjë që e bën këtë studim rreth shqetësimeve për gjumin një pikë referimi midis të tjerëve në llojin e tij. Në vitet që do të vijnë, më shumë studime për ndikimin e pajisjeve elektronike që kanë ekrane me prekje do t’iu paraqiten publikut, pasi kjo teknologji dhe efektet e saj tek njerëzit janë akoma të reja.
Evidenca që përdorimi i ekraneve me prekje ndikon gjumin tonë.
Rezultatet e këtij studimi nuk janë surprizë, si të ato të shumë studimeve që tashmë kanë shënjestruar të rriturit për të gjetur një korrelacion midis strukturës së gjumit dhe kohës së kaluar para ekraneve me prekje nga këta të fundit. Shumë studime kanë vërejtur një marrëdhënie midis kohës së shtuar të kaluar para ekraneve të ndryshme dhe pakësimit të kohës totale të gjumit gjithashtu edhe me një orë gjithnjë e më të vonë të gjumit. Rreziqet kryesore të përdorimit të shpeshtë të pajisjeve elektronike ekspozimi ndaj rrezeve EMF dhe dritës blu të cilat mund të shkaktojnë kancer. Ekspozimi ndaj dritës blu gjatë paralajmëron pamundësinë për të zënë gjumi. Në fakt, ekspozimi ndaj çdo drite të shndritshme ndikon në gjumin tuaj. Kjo ndodh sepse ajo pengon hormonin e gjumit melatonin që të veprojë. Sidoqoftë drita blu dëmton seriozisht shëndetin tuaj.
Është e rëndësishme të shikosh se si drita blu ndikon tek fëmijët përfshirë këtu edhe adoleshentët më tepër se të rriturit. Çdokush duhet të shmangë përdorimin e pajisjeve elektronike të paktën 2 orë para se të shkojë për të fjetur.
Universiteti i Harvardit shkruante: “Studim pas studimi po e lidh zhvendosjen e punës gjatë natës dhe ekspozimin ndaj dritës gjatë natës me disa tipe kanceresh të ndryshme (si ai i gjirit apo i prostatit) dhe diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe obezitetit”. Përshtati Gezim Hoxha.