1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ja në cilin muaj vjen shpirti i bebes në barkun e nënës?

Më të lexuarat

“Të bazuar në autoritetin e Abdullah ibn Mes’udit (r.a.), i cili thotë: Dëgjova Pejgamberin a.s. duke thënë: Me të vërtetë krijimi i secilit prej jush ka ndodhur në mitrën e nënës së tij, dyzet ditë si farë gjallëruese, mandej shndërrohet në gjak të ngjizur, që zgjat afërsisht po aq, mandej shndërrohet në një copë mishi për katërdhjetë ditë; mbas kësaj periudhe Allahu dërgon engjëllin, i cili i jep shpirtin dhe në të njëjtën kohë është i urdhëruar t’i shkruajë katër gjëra: rrëskun e tij, veprimet e tij, periudhën e jetës së tij në këtë botë, dhe a do të jetë fatkeq apo i lumtur”.

Gjatë leximit të këtij hadithi, vërejmë se ky ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë, që përfshin krijimin dhe zhvillimin e njeriut në barkun e nënës së tij, dhe pjesa e dytë, që trajton zhvillimin shpirtëror të njeriut.

Është për t’u habitur se, edhe pse Allahu xh.sh. e përshkroi krijimin e njeriut në Kur’an para 14 shekujsh, prapëseprapë ka shumë njerëz që janë të bindur në teorinë e Darvinit, se njeriu është krijuar në mënyrë evolutive.

Afati kohor i secilës prej këtyre etapave është si vijon:

Etapa e parë – “Fekondimi” – zgjat përafërsisht një javë.
Etapa e dytë – “Gjaku i ngjizur” – diçka e varur, zgjat përafërsisht dy javë.
Etapa e tretë – “Copë mishi” – kjo etapë zgjat përafërsisht një javë, pra java e katërt.
Etapa e katërt – “Formimi i eshtrave” – kjo etapë zgjat përafërsisht dy javë.
Etapa e pestë – “Veshje e eshtrave me mish” – kjo etapë paraqitet në javën e shtatë.
Etapa e gjashtë – “Formimi i trupit dhe forma e tij” – kur embrioni merr formën e veçantë; kjo etapë paraqitet diku rreth javës së dhjetë pas fekondimit.
Etapa e shtatë – “Dhënia e shpirtit” – kjo etapë paraqitet në muajin e katërt, kur Zoti xh.sh. e dërgon melekun për t’ia dhënë shpirtin embrionit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit