7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ja fshati shqiptar, ku jeton vetëm 1 banor

Më të lexuarat

Tingëllon e çuditshme, por ja që ndodh. Tani gjithçka mund të ndodhë. Ju prezantojmë me fshatin i cili jeton vetëm një banor.

Bëhet fjalë për 70- vjeçarin Sabit Maliqi, që jeton në fshatin Graxhanik të Kosovës, shtëpia e të cilit gjendet buzë një përroi.

Në një reportazh për RTV21 i moshuari tha se është i kënaqur dhe nuk pranon kurrsesi ta lërë jetën e fshatit.

“Dy ditë në Prishtinë më duken si dy javë. ”

Maliqi është mësuar me vetminë dhe me t’i bërit gjërat vetë. Ai gatuan dhe kujdeset për gjithçka tjetër që i siguron ushqim.

Për shkak të rrugës së keqe, e cila mund të kalohet veçse me traktor 70- vjeçari rrallëherë lëviz nga fshati i tij.

“Sabiti është interesant. Edhe ne befasohemi se si e organizon jetën. Me përjashtim të 3 muajve verë nuk ka mundësi asnjëherë tjetër të lidhet me rrugën kryesore. E para për shkak të baltës dhe e dyta sepse bie borë shumë. ” tha njëri prej banorëve të një fshati fqinj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit