Përbërja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës është afër finalizimit.
Sipas emrave që ka siguruar Indeksonline, nga burime brenda PDK-së, deri tash është vendosur për 27 emra kurse edhe për katër emra pritet të vendoset deri të hënën
Për këtë listë, pritet të votohet të hënën, më 11 shkurt. Disa prej anëtarëve të përbërjes së re të kryesisë janë të ri në këtë strkturë. Sekretar i ri pritet të jetë Kadri Veseli. Nënkryetar i parë Hajredin Kuçi , kurse nënkryetare e dytë Vlora Çitaku, nënkryetar i tretë dhe i katërt janë propozuar Arsim Bajrami dhe Enver Hoxhaj.
Ndëkaq, Fatmir Limaj që ka qenë nënkryetar i parë, tashmë në paraburgim nuk është vetëm anëtar i kryesisë. Njëjtë edhe sekretari i deritashëm, Jakup Krasniqi.
Në përbërjen e kryesisë së re, pritet të jenë vetëm katër gra, nga 27 emra sa janë propozuar gjithsejt: Flora Brovina, Safete Hadërgjonaj, Vlora Çitaku dhe Laura Zherka.
Postet:
Hashim Thaçi- kryetar
Kadri Vesli – sekretar
Hajredin Kuçi – nënkryetar i parë
Vlora Çitaku – nënkryetare e dytë
Arsim Bajrami – nënkryetar i tretë
Enver Hoxhaj – nënkryetar i katërt
Lista e të gjithë anëtarëve:
Hashim Thaçi
Kadri Veseli
Jakup Krasniqi
Fatmir Limaj
Xhavit Haliti
Hajredin Kuqi
Enver Hoxhaj
Zenun Pajaziti – I ri
Fehmi Mujata
Ramë Buja
Hilmi Reçica- I ri
Arsim Bajrami
Latif Gashi – I ri
Vlora Çitaku
Flora Brovina
Agim Çeku – I ri
Nait Hasani
Laura Zherka – E re
Safete Hadërgjonaj – E re
Adem Grabovci
Basri Musmurati
Rrustem Mustafa
Bajrush Xhemajli
Memli Krasniqi
Bajram Rexhepi
Gani Koci
Rexhep Hoti
Azem Syla