1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ja elita e politikës: Weiner pranon mesazhet seksuale, por mbetet në garë

Më të lexuarat

Anthony Weiner ka pranuar se ka dërguar më tepër fotografi të qarta seksuale dhe tekste nëpërmjet Internetit, por ka shprehur përkushtimin e tij për të mbetur në garë për prefekt të Nju Jorkut.

Weiner pat dhënë dorëheqje nga anëtarisa në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara në vitin 2011, pasi pranoi se ka këmbyer mesazhe seksuale me një femër.
Raportet e kësaj jave tregojnë se Weiner, poashtu, ka këmbyer foto dhe ka marrë pjesë në “chat” me një femër të moshës diçka më tepër se 20 vjeçare, para një viti.
Mbrëmë Weiner ka kërkuar falje për zbulimet e aktiviteteve të reja, duke thënë se sjellja e tij ka krijuar “sfida” në martesën e tij.
Ai është i martuar me zonjën Huma Abedin, e cila ishte këshilltare e ish-sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton.
Hulumtimet aktuale të opinionit tregojnë se Weiner, 48 vjeçar, është në mesin e kandidatëve udhëheqës para votimeve primare në Partinë Demokratike të Qytetit të Nju Jorkut, këtë Shtator./rel/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit