” Ja drrejtova fytyrën time Atij që ka krijuar qiejt dhe tokën, jam besimdrejt dhe nuk jam prej mushrikëve. Me të vërtetë namazi im, kurbani (sakrifica) im, jeta dhe vdekja ime janë për All-llahun, Zotin e botëve, i Cili nuk ka ortak. Me këtë jam urdhëruar dhe unë jam prej muslimanëve. All-llahu im, Ti je Mbret, s’ka Zot tjetër përveç Teje, Ti je Zoti im e unë jam robi Yt, i kam bërë padrejtësi vetes sime dhe këtë mëkat e pranoj, m’i fal të gjitha mëkatet se s’ka kush që i fal mëkatet përveç Teje dhe më udhëzo nga morali më i mirë se s’ka kush që udhëzon nga morali më i mirë përveç Teje, e më largo prej moralit të keq se s’ka kush që më largon prej moralit të keq përveç Teje. Ty të përgjigjem dhe çdoherë jam në shërbimin Tënd. I gjithë hajri është në dorën Tënde, e sherri nuk është prej Teje. Unë jam me Ty dhe fundin e kam te Ti, i Bekuar qofsh dhe i Lartësuar, prej Teje kërkoj falje dhe te Ti pendohem! ”
MUHAMMED ALEJHI SELAM