Luan Krasniqi ka folur pas duelit ndërmjet Haxhi Krasniqit dhe Jurgen Brahmerit.
Legjenda e boksit, Luan Krasniqi ka thënë se Haxhi Krasniqi e ka të ardhmen përpara pavarësisht humbjes nga Jurgen Brahmer.
“Një ndeshje e madhe ishte mbrëmë. Jurgen ka fituar, por Robin ka treguar se e ardhmja është me të. Ai është ende i ri për të sulmuar sërish”, shkruan Luani në Facebook.
Edhe Haxhi Krasniqi pas meçit me Brahmerin ka thënë se nuk do të ndalet me kaq,pasi synim i tij ende mbetet titulli i kampionit të botës.