-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ja cilët të akuzuar nga “Grupi i Kumanovës” u keqtrajtuan nga policët specialë

Më të lexuarat

Avokati i palës mbrojtëse në gjykimin për “Rastin Kumanova” Naser Raufi, ka zbuluar emrat e të akuzuarve për ngjarjet e Kumanovës, të cilët janë keqtrajtuar nga njësiti special derisa po i sillnin nga burgjet në Gjykatën Supreme në Shkup, raporton Portalb.
Avokati Raufi për torturën që po u ushtrohet disave nga të akuzuarit gishtin e ka drejtuar nga institucionet përkatëse.

“U ankuan tre të akuzuar: Sevdail Miftari, Lirim Krasniqi dhe Hajrush Avdijaj. Janë të keqtrajtuar nga njësia speciale. Mendoj se as Avokati i Popullit as Prokuroria nuk e kryejnë punën e duhur. Në kontinuitet vazhdon malltretimi. Unë do ngre edhe një padi penale, për këtë rastin e fundit.

Drejtori i burgut, gardianët, të gjithë e kanë përgjegjësinë, posacërisht Ministria e Drejtësisë. Do të kërkojmë përgjegjësi dhe do të ngrejë padi penale edhe për MPB-në”, tha avokati Raufi.

Me të nisur seanca gjyqësore për “Grupin e Kumanovës”, njëri prej të akuzuarve Sevdail Miftari tha se njësiti special e ka keqtrajtuar gjatë rrugës.

“Po na malltretojnë, derisa po na sjellin në Shkup. Na shkelin me këmbë”, tha Miftari në seancën e sotme gjyqësore.

Gjykimi vazhdon më 16 qershor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit