Është përcjellë në tefsirin e Kurtubiut se Ibrahim ibën Ed’hemi është pyetur:
“Cili është shkaku i mospranimit të duave (lutjeve) tona?”
Kurse, Ibrahim ibën Ed’hemi është përgjigjur:
“Kjo është ashtu sepse keni njohur Allahun dhe nuk i bindeni Atij!
Keni njohur të Dërguarin dhe nuk e pasoni sunnetin e tij!
Keni njohur Kur’anin dhe nuk punoni me të!
Hani prej të mirave të Allahut dhe nuk e falënderoni Atë!
Keni njohur xhenetin dhe nuk e kërkoni atë!
Keni njohur zjarrin dhe nuk ikni prej tij!
Keni njohur shejtanin dhe nuk e luftoni atë, por pajtoheni me të!
Keni njohur vdekjen dhe nuk përgatiteni për të!
Keni varrosur të vdekurit dhe nuk nxirrni mësime prej tyre!
Keni lënë të metat tuaja e merreni me të metat e të tjerëve!”
Përktheu: Fitim Hasani.