Përderisa vitin e kaluar ishin ndarë 800 mijë euro dhe ishin përkrahur mbi 300 projekte, sivjet janë ndarë 523 mijë euro (pra vetëm 65% e buxhetit të vitit të kaluar) dhe janë mbështetur rreth 200 projekte kulturore, kjo mungesë pasoi me shkurtime drastike të ndarjes së buxhetit në fushën e artit pamor dhe në festivalet kryesore të muzikës dhe filmit në vend.
Ripost ka sjellë një listë të detajuar të festivaleve që do të kenë më pak para dhe pak festivale që buxheti iu ka shtuar.
Ulje të buxhetit pati për:
Prej 22,000 në 5,000 €
“PriFilmFest” vitin e kaluar ka marrë 22 mijë euro, ndërsa këtë vit merr 5 mijë euro.
Prej 9,000 në 2,000 €
“Chopin Piano Fest” vitin e kaluar ka marrë 9 mijë euro, ndërsa këtë vit merr 2 mijë euro.
Prej 9,000 në 4,000 €
“Re Muzicia” ka marrë 9 mijë , ndë rsa kë të vit merr 4 mijë euro.
Prej 15,000 në 4,000 €
“Skena UP” vitin e kaluar ka marrë 15 mijë euro, ndërsa këtë vit merr 4 mijë euro.
Prej 15,000 në 7,000 €
“Etno Fest” vitin e kaluar ka marrë 15 mijë euro, ndërsa këtë vit merr vetëm 7 mijë euro.
Prej 10,000 në 4,000 €
“Nine Eleven” vitin e kaluar ka marrë 10 mijë euro, ndërsa këtë vit merr vetëm 4 mijë euro.
Prej 10,000 në 2,000 €
“Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës” vitin e kaluar ka marrë vetëm 10 mijë euro, ndërsa këtë vit merr 2 mijë euro.
Prej 9,000 € në 0 €
“Qendra për Art Bashkëkohor – Stacioni” vitin e kaluar ka marrë 9 mijë euro, kurse këtë vit merr 0 euro.
Të përjashtuar krejtësisht nga lista janë:
0 €
“Kosova Kamerfest” nuk ka përfituar as edhe një cent të vetëm nga buxheti i shtetit.
0 €
“ARS Kosova” poashtu nuk gjeti fare mbështetje financiare këtë vit.
Rritje të buxhetit gjetën:
Nga 20,000 në 25,000 €
“DokuFest” vitin e kaluar ka marrë 20 mijë euro, ndërsa këtë vit 25 mijë euro.
Nga 15,000 në 20,000 €
“Shoqata e Botuesve e Kosovës” vitin e kaluar ka marrë 15 mijë euro, ndërsa këtë vit merr 20 mijë euro. kohaislame