Kolonel Enxhersal
Amerikan i njohur si afetar, thotë:
“Njëmijë vjet pas lindjes së Krishtit, muslimanët themeluan një shtet të madh, ngritën mësonjëtore në qytetet mongole e tatare, në Iran, Irak, Siri, Egjipt, në Afrikën e Veriut, në Spanjë, etj. Muslimanët nuk ngritën vetëm mësonjëtore (medrese), por ngritën edhe qendra vëzhgimesh astronomike, ku zhvilloheshin shkencat natyrore. Ata shpikën dhe bënë të qëndrueshme numrat, studiuan algjebrën, gjeometrinë dhe arritën të zgjidhin probleme të algjebrës së shkallës së tretë. Muslimanët janë treguar mjeshtër në shkencën e të maturit të tokës, kanë vizatuar hartat e yjeve, kanë treguar lëvizjet e tyre dhe i kanë emëruar ata me emra të ndryshëm, emra të cilët i mbajnë edhe sot e kësaj dite. Ata kanë rrëfyer për pjesëtimin e rruzullit tokësor, kanë përshkruar drejtimin e rrugës së Diellit e të Hënës dhe ndryshimin e natës dhe të ditës… Kanë shpikur vegla kimie dhe fizike, kanë përgatitur orë të ndryshme, kanë zbuluar balancuesin e orës, kanë bërë përparime në shkencën e kimisë, kanë operuar me azotin, me eterin, alkoolin dhe, përherë të parë, kanë ngritur spitale në botë.
Muslimanët kanë kuptuar bazat e shkencës, tërheqjen e trupave në natyrë dhe gjithashtu kanë studiuar edhe shkencën hidromekanike. Në optikë, kanë shpikur dhe kanë konstatuar se drita nuk perceptohet nga syri në sende, por nga sendet në sy. Përveç kësaj, muslimanët nga pambuku, lëkura, letra e çeliku, kanë punuar lëndë shumë të vlefshme e dobiprurëse…
Ata, që korrën sukseset e treguara nuk ishin të krishterët, por ishin pikërisht muslimanët, që ngritën universitete, që mblodhën të gjitha dorëshkrimet e veprat e vjetra, që zbuluan ligjet e natyrës dhe tërhoqën vërejtjen e mbarë botës mbi dituritë natyrore… Nuk duhet të harrojmë se, lavdia e vendosjes së themeleve të diturive bashkëkohore, i takon pasuesve të Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Për asgjë, prej asaj që përfitojmë sot, nuk i detyrohemi as kishës, as krishterizmit“.[28]
[28] H. Hoxha, op. cit., f. 120-121.