Gaston Carerre
Orientalist i njohur francez, në vitin 1913, në gazetën Figaro, ka shkruar një varg artikujsh mbi çështjet islame. Veç të tjerash, ai shkruan:
“Islami është fe e qindra miliona njerëzve. Sipas të gjithë atyre që e pasojnë, është një fe e cila ofron rrugëzgjidhjen e sigurt për mbarëvajtjen e shoqërisë njerëzore. Kur’ani që është Statusi themelor i kësaj feje moderne, përmban themelet (bazat), ku bota e qytetëruar, sot mbështetet aq fuqishëm, saqë mund të themi se ky qytetërim është formuar, duke u bazuar në rregullat e përhapura prej Islamit. Pikërisht, kjo fe largpamëse, i ka siguruar Evropës burimet e duhura, që nevojiten për zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Edhe në qoftë se nuk ia njohim këtë cilësi dhe meritë të lartë Islamit, dhe në rast se nuk i detyrohemi, duhet ta pranojmë, pa asnjë dyshim, se kjo është e vërteta“.[34]