2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Ja çfarë thoshte autori Amerikan Lothrob Stoddard për Islamin

Më të lexuarat

A. M. Lothrob Stoddard
Autor amerikan, në librin e tij “E sotmja e botës islame” që konsiderohet ndër veprat më të njohura, që ka trajtuar çështjet e botës islame, gjatë gjysmës së parë të shekullit të njëzetë, thotë:
“Ngritja e Islamit është mbase ngjarja më e çuditshme në historinë e njerëzimit. Duke buruar nga një vend dhe nga një popull, më parë fare të papërfillur, Islami, brenda një shekulli, u përhap në mbi gjysmën e rruzullit tokësor, duke zhdukur perandori të mëdha, duke përmbysur religjionet më të vjetra, duke reformuar shpirtrat e njerëzve dhe duke ndërtuar një botë të re – botën islame.
Sa më thellë ta shqyrtojmë këtë zhvillim, aq më i jashtëza­kon­shëm na duket ai. Religjionet e tjera të mëdha ia kanë hapur rrugën vetes ngadalë, me luftë të dhembshme, për të triumfuar, në fund, me ndihmën e mbretërve të fuqishëm, që patën përqafuar besimin e ri. Krishterizmi pati Konstandinin, Budizmi Asoken, ndërsa Zoroastrizmi Kirin, çdonjëri prej tyre lëshoi mbi religjionin e vet të zgjedhur, fuqinë kolosale të autoritetit profan. Kjo nuk ndodhi me Islamin. Duke lindur në një vend shkretinor, të banuar aty-këtu nga një popull nomad, më parë i pashquar në analet e njerëzimit, Islami u sul përpara me një mbështetje të paktë njerëzore, kundrejt një superioriteti të madh material. Megji­tha­të, Islami triumfoi me lehtësi të çuditshme dhe disa gje­ne­rata panë hënën e re të zjarrtë, duke dalë fitimtare që nga Pirenejet deri në Himalaje, dhe që nga shkretëtira e Azisë Qendrore deri në shkretëtirat e Afrikës Qendrore“.[38]

[38] Pamfleti: Ç’thonë të tjerët për Islamizmin.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit