3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ja çfarë e pyetën ateistët Ebu Hanifen

Më të lexuarat

E kan pyetur ateistët Ebu Hanifen: Që kur ekziston Zoti yt?

U tha: Allahu ekziston para historisë dhe koha nuk i ka paraprirë ekzistencës së Tij.

Pastaj u tha: Ç’far ka para katërshit?

Thanë: treshi!

U tha: Ç’far ka para treshit?

Thanë: dyshi!

U tha: Ç’far ka para dyshit?

Thanë: njëshi!

U tha: E ç’far ka pra para njëshit?

Than: Asgjë!

U tha: nëse para njëshit matematikor nuk ka gjë, atëherë si mund të ketë diçka para Njëshit të njëmendët e Ai është Allahu, i Pari, të Cilit nuk i paraprinë asgjë.

Thanë: Në cilin drejtim gjindet Zoti yt?

Tha: nëse sillni një llampë në një vend të errët, në ç’drejtim shpërndahet drita?

Thanë: në çdo anë!

U tha: Nëse kështu ngjanë me dritën e prodhuar, si qëndron puna me Dritën e qiejve dhe tokës?

I thanë: Na trego për vet qenien e Zotit?

U tha: A keni qenë prezent pranë të sëmuarit në momentet e fundit të jetës?

Thanë: Po, kemi qenë.

Tha: a ju ka folur pasi që e ka marrë vdekja?

Thanë: Jo!

Tha: A ishte ai i cili fliste dhe lëvizte para se te vdiste?

Thanë: Po!

Tha: Ç’far e bëri të ndryshoj?

Thanë: Dalja e shpritit të tij!

Tha: I ka dal shpirti?

Thanë: Po!

Tha: Atëherë, ma cilësoni ju shpirtin; a është i ngurtë, i lëngët apo i gazët?

Thanë: Ne nuk dimë gjë për të.

U tha: Nëse shpirti që është krijesë nuk mund të arrihet të përshkruhet, atëherë si kërkoni nga unë tua përshkruaj Qenien e vet Krijuesit?

Pa dyshim kjo është e vërtetë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit