3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ja çfarë duhet të hanë personat me anemi

Më të lexuarat

Anemia shfaqet rrallë te njerëzit të cilët ushqehen shëndetshëm. Por do të kemi anemi nëse ekziston disbalanca në ushqim ose humbja e gjakut te rastet e hemorroideve të pashëruara ose te gjakderdhjet në traktin digjestiv, është e domosdoshme që të merren ushqime që janë të pasura me hekur.

• Nc ushqimin e përditshëm duhen përdorur mëlçitë, mishi i kuq, peshku, të verdhat e vezëve, pemët e thara, prodhimet e sojës.
Rekomandohet përdorimi i qepës së kuqe dhe të bardhë, bizeleve, pemëve nga familja e arrave, fara, perime të gjelbra si dhe majdanoz, hithra, koriandër dhe gjethe të lulequmështit.

• Ushqimet e pasura me vitaminën C përshpejtojnë absorbimin e hekurit dhe rekomandohet të pihet një gotë lëng i freskët portokalli i shtrydhur ose të merret nga një tabletë e vitaminës C.

• Duhet kufizuar konsumimi i spinaqit sepse ky zvogëlon absorbimin e hekurit.

• Bakri ndihmon absorbimin e hekurit, ndërsa artikuj të pasur me këtë mineral janë djathi, të verdhët e vezës, frutat e detit, mushkëritë, drithërat integrale, perimet ngjyrë të gjelbër të errët, kajsitë, qershitë dhe fiku i tharë.

 • Alkooli edhe kësaj radhe si cdo herë tjetër është i dëmshëm për tu konsumuar, andaj duhet shmangur nga ai.

• Nëse përdorimi i hekurit përmes ushqimit nuk mjafton, atëherë kalohet te preparatet e hekurit, përdorimin e të cilit e përshkruan mjeku. /albeu/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit