0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ja 5 arsye përse nuk dobësoheni pavarësisht dietës

Më të lexuarat

Ndonjëherë të duket sikur dhe pse përpiqesh të kesh kujdes me ushqimet, nuk humbet dot në peshë. Mund të kesh të drejtë. Njihu me pesë kundërshtarët e fshehtë që nuk të lënë të dobësohesh.

Uji i rubinetit

Uji i rubinetit është shumë i pasur me fluor që mund të jetë i mirë për dhëmbët, por jo për siluetën tuaj. Sipas Mary J Shomon, autorja e The Thyroid Diet “Fluori pengon organizmin të thithë jodin i cili duhet për shëndetin e tiroides. Nëse tiroidja është e dobët, edhe metabolizmi do jetë dhe ti do shtosh peshë.”

Masa e racioneve

Gjatë 30 viteve të kaluara, përmasat mesatare të një pjate janë rritur nga 23cm në 33cm, gjë që ka ndodhur dhe me racionet. “Shumë nga ne kanë harruar si janë racionet normale” thotë dietologia skoceze Fiona Kirk.

Bakteret e zorrëve

Bëhet fjalë për bakteret që jetojnë në sistemin tretës. Studiuesi Peter Turnbaugh i Washington University School of Medicine ka vëzhguar dy lloje bakteresh që gjenden në zorrë: bakteroidetes dhe firmikutes. Ai zbuloi që njerëzit obezë kishin një sasi më të madhe firmikutesh dhe që kur ata fillonin dietën, sasia e tyre ulej dhe rritej ajo e grupit të parë, në linjë me humbjen e shtresave dhjamore.

Truri yt

Studiues në Universitetin e Utrecht në Holandë kanë vërtetuar që njerëzit që mendojnë pozitivisht kur nisin një dietë kanë më shumë gjasa të humbasin peshë në krahasim me dyshuesit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit