Google është mbase motori i kërkimit më i mirë në botë dhe përveç kësaj edhe një kompani që ka sjell mjaft aplikacione të reja e tepër të përdorura.
Individë, kompani dhe organizata në të gjithë botën përdorin Google. Edhe njerëzit që nuk marrin vesh shumë nga interneti, e njohin emrin e Google. Por cilat janë arsyet që Google është kaq e popullarizuar? Pse konsiderohet si motori më i mirë i kërkimit?
Google është faqja me trafikun më të madh në internet. Madje fjala ‘google’ ka hyrë tashmë në fjalorin amerikan për të nënkuptuar një kërkim në këtë faqe.
1. Direktoria e faqes
Çfarëdo lloj informacioni që kërkoni, e gjeni lehtësisht. Ka miliona faqe të regjistruara nga të cilat përzgjedhen materialet që kërkoni. Pjesa tjetër e motorëve të kërkimit nuk shfaqin rezultate kaq të sakta sa Google.
2. Renditjet e faqeve
Google i shfaq rezultatet duke i renditur ato sipas përafërsisë që kanë me fjalët kyçe të kërkimit. Për faqet e kompanive, sa më të lidhura të jenë me faqe të njohura në internet, aq më e lehtë do të jetë të renditen sa më lartë në listë gjatë kërkimeve.
3. Formate të njohura
Google ju ofron mundësi përdorueve të ruajnë të dhënat e tyre në formate si PDF, .doc, .xls etj.
4. Vlerësim dhe besim i lartë
Google ka krijuar një botë aq të vogël sa mjafton një klikim për të ju qasur. Diçka që nuk imagjinohej më parë. Pozicionimi i kompanisë shihet nga analistët si i pandryshueshëm edhe për të paktën një dekadë tjetër.
5. Përshtatje e favorshme e motorit të kërkimit
Google përdoret veçanërisht për rezultatet optimale që shfaq gjatë një kërkimi. Përveç kësaj, Google ka edhe mekanizma tjerë si sugjerimet apo vendosjen e kritereve të caktuara gjatë kërkimit.
6. Analytics
Google Analytics ju tregon trafikun e Ueb faqes suaj. Përmes këtij aplikacioni mund të monitoroni trafikun, të nxirrni statistika e t’i analizoni ato. Është një mjet praktik për kompanitë për të vlerësuar popullaritetin e tyre në rrjet.
7. Kërkimet në hartë
Google Earth dhe Maps janë dy aplikacionet tjera shtesë që të bëjnë të eksplorosh botën pa u frikësuar se mund të humbasësh. Përveçse tregojnë vendndodhjen, ato ofrojnë hartat e qyteteve, rrugëve dhe shteteve të të gjithë botës. Është shumë e thjeshtë për të kërkuar një destinacion. Rezultatet shfaqen në imazhe reale që tërheqin vëmendjen e vizitorëve. Edhe biznesmenët e përdorin gjerësisht për të reklamuar adresën e kompanisë së tyre përmes Google Maps.
8. E fortë financiarisht
Google ka një vlerë tregu prej më tepër se 160 milionë $ dhe vazhdon të rrisë rezervat e saj monetare.
9. Google Adwords
Google ka zhvilluar një aplikacion për profesionistët e biznesit të quajtur Google Adwords e cila shfaq reklamat tuaja në një faqe kërkimi. E ku ka mjet më të mirë për të rritur numrin e vizitorëve në faqen tuaj? Mjafton 5$ në ditë ose 10 cent për klikim në reklamën tuaj.
10. Aplikacionet Google
Google ka krijuar shumë aplikacione, si Google Finance, Google Ad Sense, Ad Mob, Google Docs, Drive, Google+, I Google, Picasa etj. Të gjitha këto bëjnë që Google të jetë numri 1 i të gjithë motorëve të kërkimit.kohaislame