-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Izraelitët sulmojnë protestuesit palestinez

Më të lexuarat

Forcat e Sigurisë izraelite kanë sulmuar një kamp protestuesish palestinez në periferi të Jeruzalemit gjatë natës së mbrëmshme. Lajmin e bënë të ditur policia dhe aktivistët.

Në një përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj planeve izraelite rreth ndërtimeve në zonën E1, aktivistët e quajtur Bab el-Shems ose “Porta e Diellit” janë vendosur në afërsi të vendbanimeve në Bregun Perëndimor pranë zonës Maale Adumim, ku punimet pritet të fillojnë.
“Mbi 200 zyrtarë morën pjesë në këtë operacion,” thanë policia.
Kampi u ngrit në muajin janar, por u largua me forcë nën urdhër të gjykatës në bazë të nenit për “çrregullim publik.”
Kampi ishte ngritur të mërkurën për të nxjerrë në pah çështjen e territoreve palestineze para presidentit amerikan Barak Obama .
Ligjvënësi palestinez Mustafa Barghouti, i cili është një prej organizatorëve, tha për agjencinë e lajmeve AFP se ai dhe katër të tjerë janë arrestuar dhe marrë në pyetje në stacionin e policisë në rajonin Maale Adumim.
Ndërtimi i objekteve të banimit në zonën E1 do të shkurtojë në mënyrë efektive Bregun Perëndimor dhe do të shkatërrojë mundësinë për një shtet palestinez.
/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit