-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Izraeli zapton 1000 hektarë tokë palestineze

Më të lexuarat

Studimin e Tokave të Palestinës (LRC), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të qendrës, Izraeli ka uzurpuar tokat palestineze me “qëllime ushtarake” dhe “qëllime për të ndërtuar njësi kolone hebraike” në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor.

Raporti gjithashtu ka regjistruar 900 incidente të dhunës dhe sulmeve të forcave izraelite në xhaminë Al-Aksa të Kudsit Lindor.

Sipas institucioneve juridike izraelite dhe palestineze, aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve kolone hebraike në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor janë rritur trefish në vitin 2017 krahasuar me vitin e kaluar.

Lëvizja Peace Now njoftoi gjithashtu se qeveria izraelite ka miratuar ndërtimin e 1.982 shtëpive në vitin 2015 dhe 2.629 shtëpive në vitin 2016 dhe se kjo shifër është rritur në 6.500 në vitin 2017.

Ministri i Punëve Publike dhe Banimit i Izraelit, Yoav Galant, më 24 dhjetor njoftoi një plan për të ndërtuar 300 mijë shtëpi të reja në Kudsin Lindor nën emrin “strehim në tokën e Kudsit të bashkuar, kryeqytetin e Izraelit”.

Aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor konsiderohen të jenë nga pengesat më të rëndësishme para bisedimeve të paqes mes Izraelit dhe Palestinës që u ndaluan në prill të vitit 2014.

Qeveria izraelite nën kryeministrin Benjamin Netanyahu kohët e fundit ka përshpejtuar ndërtimin e vendbanimeve kolone hebraike në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Thuhet se Izraeli ka themeluar 131 vendbanime në Bregun Perëndimor, dhjetë në Kudsin Lindor dhe 116 në rajonet e Kodrës së Bregut Perëndimor që nga viti 1967.

Po ashtu, theksohet se Izraeli dëshiron të rrisë numrin e kolonëve në Bregun Perëndimor në një milion në një periudhë të shkurtër kohore. Aktualisht, gjysmë milion kolonë jetojnë në vendbanimet kolone hebraike në territorin palestinez dhe 220 mijë në Kudsin Lindor.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet hebraike në këto rajone janë “ilegale”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit