-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Izraeli voton në zgjedhjet e përgjithshme

Më të lexuarat

Në Izrael janë hapur kutitë e votimit për zgjedhjet e përgjithshme. Sondazhet e opinionit kanë sugjeruar se kryeministri Benjamnin Netanyahu do të dalë sërish në një pozicion të fuqishëm, ndonëse bilanci në mes të partnerëve të tij të koalicionit ka të ngjarë të ndryshojë dukshëm.

Partia ultra-nacionaliste e Naftali Bennettit deri më tash ka qenë befasia e fushatës.

Bennetti, 40 vjeç, është përshkruar si “yll i ri i rokut” në politikën izraelite, i cili synon votën e të rinjve dhe të votuesve nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Avancimi i Bennettit mund të komplikojë perspektivat për përparim në marrëdhëniet me palestinezët.

Ai u ka thënë mbështetësve se do të bëjë gjithçka të mundur për të parandaluar shfaqjen e një shteti palestinez sipas tyre “brenda tokës së Izraelit”. /bs/KOHAISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit