1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Izraeli teston sistemin e ri antiraketor, ministri: Mbrojtje nga Hezbollahu

Më të lexuarat

Izraeli njoftoi se ka testuar me sukses një sistem antiraketor me rreze të gjatë. Sistemi është ndërtuar së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe pritet të vihet në funksionim brenda dy muajve.
 
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Moshe Yaalon, tha të mërkurën në një fjalim të përbashkët me John Boehner, kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, se testimi i sistemin të ri ishte i suksesshëm dhe ai do të vihet në funksion të plotë gjatë vitit të ardhshëm.
 
Yair Ramati, kreu i organizatës për mbrojtje raketore të Izraelit, tha se sistemi i ri dhe ai ekzistues do të shërbejnë për mbrojtjen e civilëve izraelitë. Ndërsa Moshe Yaalon shtoi se sistemi është një armë e rëndësishme e mbrojtjes, veçanërisht nga milicia e Hezbollah në Liban.
 
Izraeli beson se Hezbollahu disponon raketa të shumta me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur zona të mëdha në Izrael, duke përfshirë edhe qendrat e mëdha si Tel Avivi dhe Jeruzalemi. Një gjeneral i lartë izraelit tha të mërkurën se në rast të shpërthimit të një konflikti, Hezbollahu mund të lëshojë deri në 1 mijë raketa çdo ditë në Izrael.
 
Sistemi i ri antiraketor i Izraelit është i aftë të veprojë deri në 300 kilometra largësi./Top Channel
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit