1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Izraeli s’pranon ndryshim të traktatit të paqes me Egjipitin

Më të lexuarat

 

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman përjashtoi mundësinë që Izraeli të pranojë modifikimin e traktatit të paqes arritur në vitin 1979 me Egjiptin.

“Nuk ka asnjë mundësi që Izraeli të pranojë modifikimin e traktatit të paqes me Egjiptin”, deklaroi ai për radion publike izraelite.

“Ne nuk do të pranojmë asnjë modifikim të marrëveshjeve të Camp David”, theksoi ai duke nënvizuar veçanërisht karakterin e paprekshëm të mbështetjeve ushtarake për këto marrëveshje.

“Egjipti duhet të përmbushë detyrimet në Sinai”, shtoi Lieberman duke iu referuar sulmeve të shumta anti-izraelite të kryera muajit e fundit nga elementë të pakontrollueshëm duke nisur nga kjo zonë./trt/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit