-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Izraeli shënon përvjetorin e 45-të sekuestrimit të Kudsit (Jeruzalemit) Lindor

Më të lexuarat

Ministrat izraelitë të dielën kanë zhvilluar një takim të veçantë të kabinetit në Kodrën e Municioneve, për të festuar Ditën e Jeruzalemit, kur shteti hebre kishte pushtuar sektorin lindor arab 45 vjet më parë gjatë Luftës Gjashtë Ditore.

Festimet ishin rreshtuar gjatë gjithë ditës me ceremoni formale, partitë dhe flamuri i përvjetorit marshuan nëpër lindje të Jeruzalemit për të shënuar “ribashkimin” e qytetit e cila u zhvillua pas luftës së vitit 1967 në Lindjen e Mesme.
Për Izraelin, i cili ka aneksuar sektorin lindor në një lëvizje të pa pranuar nga komuniteti ndërkombëtar, Jeruzalemi është “kryeqyteti i përjetshëm dhe i pandarë.”
Por për palestinezët, Jeruzalemi Lindor është vendi ku ata duan kryeqytetin e shtetit të tyre të premtuar.
Në qytet u zhvilluan disa ceremoni memoriale për ata që ranë gjatë Luftës së Gjashtë Ditore, që u pasuan nga marshimi i flamurit i cili zakonisht tërheq dhjetëra mijëra marshues, shumë prej tyre fetar sionist nacionalist.
Në mbrëmje herët, kryeministri Benjamin Netanyahu do të marrë pjesë në një ceremoni shtetërore në Kodrën e Municioneve në Jeruzalemin Lindor, një ish bazë ushtarake jordaneze që pas disa prej luftimeve më të përgjakshme dhe që ende ruan llogoret, fortifikimet e betejës dhe një muze.
Siguria ishte e fortë në të gjithë qytetin, me mijëra policë ishin në detyrë për të siguruar ngjarjet, tha zëdhënësi i policisë Micky Rosenfeld.
“Mijëra policë janë vendosur në të gjithë qytetin për të shmangur ndonjë trazirë përgjatë rrugës së marshimit e cila pritet të fillojë rreth orës 5:30 PM (14:30 GMT),” .
Policia tha se ata ishin duke pritur më shumë se 25.000 pjesëmarrës në paradë, e cila këtë vit do të fillojë në afërsi të rezidencës Netanyahu dhe do të merr rrugën e saj drejt qytetit të rrethuar me mure, duke i dhënë fund në Murin Perëndimor, një nga pjesët e konsideruara të shenjta nga Çifutët.
Vitin e kaluar, marshimi filloi në lagjen e ndjeshme të Jeruzalemit Lindor, Shejh Jarrah, marshuesit brohoritnin parulla anti-arabe, e të cilat shkaktuan përleshje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit