0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Izraeli shemb objekte arkeologjike islame pranë xhamisë Aksa

Më të lexuarat

Organizata e vakëfit dhe trashëgimisë “Aksa” ka bërë publike shembjen nga ana e Izraelit të disa objekteve arkeologjike të cilat i përkisnin epokës së hershme të hyrjes së islamit në qytet, të cilat gjendeshin përreth xhamisë Aksa.

Sipas organizatës në fjalë, organet izraelite përgjatë pesë viteve të kaluara nga shembur dhe fshirë nga faqja e dheut shumë objekte arkeologjike islame.
Në deklaratën e saj për publikun, thuhet se ndërkohë që fshihen nga faqja e dheut objektet e trashëgimisë islame, autoritetet izraelite pretendojnë se kanë zbuluar objekte hebraike. Izraeli synon të ndërtojë një qendër hebraike të madhe prej pesë katesh në të njëjtin lokacion të quajtur “Godina lotuese e trashëgimisë”.
“Aksa” e konsideron atë që po ndodh me objektet arkeologjike islame një masakër të vërtetë ndaj trashëgimisë dhe historisë islame të qytetit të shenjtë, sidomos pjesa që ndodhet pranë xhamisë Aksa. /ardhmeriaonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit