3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Izraeli rrënon shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Sipas dëshmitarëve okularë, forcat izraelite kanë rrënuar tre shtëpi palestineze në qytezën El-Valxha në Betlehem, ndërsa një grua palestineze u detyrua të rrënojë shtëpinë e saj pas kërcënimeve

 

Forcat izraelite kanë rrënuar katër shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor të okupuar nën arsyetimin se kanë qenë “pa leje”, duke plagosur po ashtu gjashtë palestinezë të cilët reaguan ndaj rrënimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dëshmitarëve okularë, forcat izraelite kanë rrënuar tre shtëpi palestineze në qytezën El-Valxha në Betlehem, ndërsa një grua palestineze me emrin Hanan er-Razzam u detyrua të rrënojë shtëpinë e saj.

Mësohet se autoritetet izraelite tashmë i kishin dërguar një njoftim gruas palestineze në të cilin thuhet se ajo “duhet të rrënojë shtëpinë e saj në El-Valxha, ose në të kundërtën të gjitha shpenzimet e rrënimit që do të mbulohen nga ajo vetë nëse atë e kryejnë ushtarët izraelitë”.

Njëri nga palestinezët të cilit iu rrënua shtëpia dhe i cili kërkoi të ngelet anonim, tha për AA se “ushtarët izraelitë rrënuan shtëpinë e tij të ndërtuar vite më parë me arsyetimin se nuk ka marrë leje nga Bashkia e Kudsit që vepron nën qeverinë izraelite”.

– Ndërhyrje ndaj palestinezëve që reaguan ndaj rrënimit, 6 të plagosur

Ndërkohë, ushtarët reaguan me gaz lotjsellës dhe plumba gome ndaj palestinezëve që tentuan ta ndalojnë rrënimin dhe të sigurojnë daljen e forcave izraelite nga qyteza.

Dëshmitarët okularë tregojnë se ushtarët kanë nxjerrë nga shtëpitë me plumba gome dhe gaz lotjsellës personat që nuk deshën t’i braktisin shtëpitë e tyre.

“Gjashtë persona të plagosur me plumba gome dhe shtatë të prekur nga gazi lotsjellës iu nënshtruan një ndërhyrjeje mjekësore pas bastisjes së ushtarëve izraelitë në qytezën El-Vaxha pranë Betlehemit në Bregun Perëndimor të okupuar”, tha Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës përmes një deklarate me shkrim.

Sipas deklaratës, njëri nga të plagosurit madje është dërguar në Spitalin El-Husein në Betlehem, ndërsa të tjerët janë trajtuar në terren.

Izraeli e konsideron një pjesë të qytezës El-Valxha brenda kufijve të bashkisë izraelite të Kudsit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit