3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Izraeli rrafshon fshatin beduin për herë të 114-të

Më të lexuarat

Aziz Al-Touri, një anëtar i Komitetit Lokal për Mbrojtjen e Al-Araqib, tha se policia ka ardhur herët në mëngjes dhe ka shkatërruar shtëpitë

JERUSALEM (AA) – Autoritetet izraelite demoluan një fshat arab beduinë në shkretëtirën e Negevit për të 114-tën herë të mërkurën në mëngjes, thonë banorët, raporton Anadolu Agency (AA).

Aziz Al-Touri, një anëtar i Komitetit Lokal për Mbrojtjen e Al-Araqib, tha se policia ka ardhur herët në mëngjes dhe ka shkatërruar shtëpitë.

“Imagjinoni, ushtarët vijnë të armatosur dhe me pajisje për të shkatërruar shtëpinë tuaj dhe për të lënë familjen tuaj jashtë në ajër të hapur, duke përfshirë fëmijët dhe gratë”, tha ai për AA.

Shtëpitë bazë të ndërtuara në fshatin Al-Araqib janë shkatërruar vazhdimisht që nga viti 2010 nga autoritetet izraelite, të cilat nuk e njohin fshatin.

Banorët janë arabë me shtetësi izraelite. Sipas grupit të të drejtave ligjore Adalah, ata janë zhvendosur në vitin 1951 pak para se zona të shpallet “tokë shtetërore” nga Izraeli.

Ata u kthyen në vitin 1998 dhe luftuan nëpërmes gjykatave për mbjelljen e një pylli në atë vend nga Fondi Kombëtar Hebre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit