-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Izraeli përdor forcë të tepruar ndaj Palestinezëve

Më të lexuarat

Në raportin e përgatitur nga organizata izraelite për mbrojtjen e të drejtave të njeriut me emrin B’T’Selem (Bi-ti-Selem) thuhet se ushtarët izraelitë përdorin forcë të tepruar ndaj palestinezëve që qëllojnë me gurë.

Në protestat që janë zhvilluar gjatë 8 viteve të fundit 56 palestinezë të paarmatosur janë vrarë nga forcat izraelite të sigurisë, thuhet në raportin në fjalë.

Zëdhënësi i organizatës Bi-Ti-Selem në prezantimin e raportit tha se me anë të këtij raporti për herë të parë janë numër një për një armët që forcat izraelite të sigurisë kanë përdorur kundër protestuesve si bomba lotsjellëse, plumba plastikë etj. “Në rast se përdoren konformë procedurave këto armë nuk janë vdekjeprurëse, por ushtarët izraelitë nuk u përmbahen këtyre rregullave”, shtoi ai.

Në 5 vite janë vrarë duke i qëlluar me plumba të vërtetë 48 palestinezë, ndërkohë që dihet që protestuesit qëllojnë vetëm me gurë, tha zëdhënësi duke shtuar se ushtria izraelite ka shkelur rregullin e vendosur nga vetë ajo “Ndalohet përdorimi i plumbave të vërtetë kundër protestuesve që qëllojnë me gurë”.

Ushtarët izraelitë i kanë qëlluar për vdekje palestinezët me bomba lotsjellëse dhe plumba plastike, edhe pse dihet që këto armë nuk janë vdekjeprurëse, nënvizon raporti dhe veçon se në 7 vjet 6 palestinezë kanë humbur jetën nga goditja që kanë marrë me plumba plastiku dhe 2 të tjerë kanë gjetur vdekjen për shkak të bombave gazlotsjellëse. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit