3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Izraeli për herë të dytë shemb shtëpinë e një palestinezi

Më të lexuarat

JERUSALEM (AA) – Izraeli për herë të dytë shembi shtëpinë e palestinezit Abdulkerim Ebu Sineyneh, në Jerusalemin Lindor, për shkak se pretendohet që nuk ka pasur lejen e nevojshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipe të qytetit të Jerusalemit më parë në Silvan, që bën pjesë në Jerusalemin Lindor, shembën shtëpinë e Ebu Sineyneh, i cili me ndihmën e vullnetarëve sërish e ndërtoi.

Megjithatë, ekipet e qytetit sot në mëngjes erdhën në lagjen Bustan dhe për herë të dytë shembën shtëpinë.

Banorët e lagjes druajnë se kjo është vetëm fillimi i shembjeve të shtëpive të tjera në këtë rajon.

Autoritetet izraelite, kërcënojnë me shembjen e disa mijëra shtëpish të palestinezëve në Jerusalemin Lindor duke pohuar se nuk kanë lejet e nevojshme. Palestinezët pohojnë se institucionet evitojnë t’u japin leje, dhe se kjo është “pjesë e politikës izraelite të frikësimit dhe hebreizimin e qytetit”.

Organizatat lokale dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut konsiderojnë se Izraeli me mosdhënien e lejeve në Jerusalemin Lindor këmbëngul të ulë numrin e palestinezëve në qytet.

Raporti i Kabinetit të Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Detyrave Humanitare (OCHA) tregon se autoritetet izraelite në gjashtë muajt e parë të vitit 2017 shembën 74 shtëpi palestinezëve, meqë “nuk kanë pasur leje ndërtimi”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit