-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

IZRAELI NUK RESPEKTON TË KËRKESA E TË BURGOSURVE PALESTINEZË

Më të lexuarat

Bëhet e ditur se të burgosurit palestinezë që gjenden në burgjet e Izraelit mund të rifillojnë edhe një herë grevën e urisë për shkak të mos përmbushjes së zotimeve nga ana e Izraelit.

Sipas lajmit të televizionit të El Arabisë ministri përgjegjës për të burgosurit palestinezë, Isa Karaka, në konferencën për shtyp që organizoi në Ramallah, tha se provokimet ne burgjet izraelite vazhdojnë ende dhe nëse kjo situatë do të vazhdojë të jetë e tillë, atëherë të burgosurit palestinezë do të nisin sërish grevën e urisë.

Rreth 1.550 e palestinezëve që mbahen në burgjet e Izraelit në 14 maj i kishin dhënë fund grevës së urisë pas pranimit të disa kërkesave të tyre nga Izraeli.

Mes këtyre kërkesave bënte pjesë edhe lejimi i të afërmeve të të burgosurve palestinezë që jetojnë në Gaza ti vizitojnë ata dhe transferimin e tyre nga qelitë në dhoma të rregullta.

Përveç kësaj Izraeli ishte zotuar se nuk do ta zgjaste kohën e mbajtjes në paraburgim për sa kohë që nuk do të kishte në dorë prova të reja në lidhje me veprën penale.

Karata tha se 10 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes Izraeli e ka shkelur atë duke zgjatur edhe një herë masën e sigurisë të arrestit në paraburgim për afërsisht 30 palestinezë dhe deri tani nuk ekziston asnjë shenjë apo informacion që Izraeli të ketë lejuar asnjë palestinezë që të vizitojë të afërmit e tij në burg.

Gjithashtu ministri palestinez sqaroi se dy të burgosurit palestinezë, Mahmud Sarsak dhe Ekrem Rihavi, të cilët e vazhdojnë grevën e urinë, janë në prag të kalimit në gjendje kome.

Kurse një zyrtar izraelit i refuzoi këto deklarata të Karata-it./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit