0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Izraeli nuk lejon daljen e ushtarëve të vet para Gjykatës Ndërkombëtare

Më të lexuarat

Izraeli nuk do të lejojë daljen e ushtarëve të vet para Gjykatës Ndërkombëtare Penale(ICC) për akuzat për krimet e luftës, ka thënë kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. Qëndrimet e veta i ka paraqitur disa ditë pasi që zyrtarët palestinez kanë paraqitur kërkesën para Gjykatës të jenë palë e barabartë.

“Nuk do të lejojmë që pjesëtarët e forcave izraelite mbrojtëse (IDF), ushtarët dhe oficerët të dalin para Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hag”, ka thënë Netanjahu në mbledhjen e parë të kabinetit të tij të sivjem. Veprimi palestinez për aderim në Gjykatën Ndërkombëtare Penale pasoi pasi që Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk ka pranuar rezolutën me të cilin Palestinës do të lejohet kërkesa për tërheqjen e ushtarëve izraelit në kufijtë e vitit 1967. Pas kësaj autoritetet izraelite në mbledhjen urgjente të qeverisë, kanë pru vendimin për masa ndëshkuese me të cilin është bllokuar pagesa e 127 milion dollarësh të ardhurave tatimore të administratës palestineze. Në ditët në vijim nga Izraeli pritet edhe ndërrmarja e veprimeve tjera, disa prej të cilëve duhet të lejohen nga ana e kabinetit të sigurisë. Përveç ngrirjes së fondeve tatimore me të cilët sigurohen 2/3 e llogarisë palestineze, funksionimi i administratës, shkollave dhe spitaleve. Netanjahu nuk ka dhënë shenja se cilët do të jenë veprimet tjera të cilin do të ndërrmer qeveria e tij si përgjigje ndaj kërkesës palestineze.

Kryetari i administratës palestineze Mahmud Abas ka thënë se Palestinezët”mbesin të përkushtuar në arritjen e paqes së qëndrueshme me të cilin do të përfundonte okupimi dhe do të themelohet Palestina e pavarur në kufijtë e viteve 1967 me Jerusalemin si kryeqytet. Ka thënë se në rajon nuk do të ketë stabilitet dhe siguri nëse Jerusalemi nuk bëhet kryeqyteti i shtetit palestinez.”Nuk jemi ne të cilët nuk arritëm para Këshillit të Sigurimit, por ishte Këshilli i Sigurimit i cili dështoi, për këtë kemi vendosur me nënshkrimin e 20 konventave ndërkombëtare dhe kontratave, duke përfshirë edhe statutin e Romës dhe do të vazhdojmë me përpjekjet tona”, ka thënë Abasi. Po edhe të kishte arrit Palestina të fitojë 9 vota të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, të nevojshme për pranimin e rezolutës, SHBA-ja do të kishte vënë veto në këtë vendim të Këshillit të Sigurimit.

“Administrata palestineze ka vendosur të fillojë rrugën e konfliktit me Izraelin, e neve nuk do të qëndrojmë duar lidhur”, ka thënë Netanjahu dhe ka shtuar”Pjesëtarët e IDF-së do të vazhdojnë të mbrojnë Izraelin me vendosmëri dhe forcë, e neve do të i mbrojmë ata me të njëjtën vullnet”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit