0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Izraeli njofton ndërtimin e 1.400 banesave në territoret e pushtuara palestineze

Më të lexuarat

Qeveria e Izraelit njoftoi ndërtimin e 1.400 njësive të reja të banimit në Cisjordani dhe Jerusalemin Lindor, njëkohësisht edhe lirimin e 26 të burgosurve palestinezë, bëri të ditur radioja ushtarake izraelite.

Nga totali i ndërtimeve, 600 banesa do të ngrihen në lagjen “Ramat Shlomo” e aneksuar në Jerusalemin Lindor, ndërsa vendbanimet e tjera do të ndërtohen në Cisjordani duke përfshirë lagjet “El-Kanas”, “Emanuel”, “Adam”, “Efrat” dhe “Alfei Menashe”.

Një zyrtar izraelit deklaroi se “qeveria do të shpallë çeljen e tenderëve për ndërtimet e reja në Cisjordani dhe në Jerusalemin Lindor, që përkon me lirimin e një grupi të tretë të të burgosurve palestinezë”.

“Këto lirime të planifikuara për të dielën, në të vërtetë do të përfundojnë të martën në rastin më të mirë”, sipas mediave izraelite.

Nga ana tjetër, lideri palestinez Mahmud Abas reagoi ndaj vendimit të Tel-Avivit për ndërtimin e njësive të reja të banimit në territoret e pushtuara të Palestinës dhe kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ta pengojnë këtë plan.

Abasi theksoi se plani në fjalë do t’i nxjerrë nga binarët bisedimet për paqe.

Në muajin korrik të këtij viti, bisedimet për paqe ndërmjet Izraelit dhe Palestinës rifilluan me ndërmjetësimin e Uashingtonit, por deri më tani nuk është shënuar asnjë lloj progresi për shkak se Tel-Avivi vazhdon kolonizimin e territoreve të pushtuara në Jerusalemin Lindor dhe Cisjordani./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit