-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Izraeli ngrin fondet e Autoritetetit Palestinez për të burgosurit

Më të lexuarat

“Ne ju përkujtojmë atë që themi dhe besojmë ‘Ju kurrë nuk do të jeni në gjendje të thyeni vullnetin e popullit palestinez që jeton nën pushtim'”, tha Tibi

 

KUDS (AA) – Parlamenti izraelit (Knesset) ka miratuar një projekt-ligj që do të lejojë shkurtimin e fondeve për Autoritetin Palestinez (PA) nga shuma që u paguan të burgosurve dhe familjeve të atyre që u vranë nga forcat izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Me 87-15 vota, ligji i debatueshëm u miratua në leximin e dytë dhe të tretë gjatë një seance të mbajtur mbrëmë vonë.

Sipas ligjit, ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, do të japë të dhëna vjetore mbi paratë e paguara nga PA për të burgosurit dhe familjet e dëshmorëve që do të shkurtohen nga të ardhurat tatimore palestineze.

Paratë e ndaluara do të shkojnë në një fond të caktuar për të ndihmuar viktimat e sulmeve të kryera nga palestinezët.

Ligji menjëherë u kundërshtua nga qeveria palestineze, e cila përsëriti angazhimin për të ndihmuar të burgosurit në burgjet izraelite dhe familjet e atyre që u vranë nga forcat izraelite.

Zyrtari i lartë palestinez, Saeb Erekat, nga ana e tij, e përshkroi ligjin izraelit si “vjedhje dhe pirateri”.

“Autoriteti Palestinez është përgjegjës për të gjithë palestinezët, përfshirë familjet e të burgosurve dhe dëshmorëve si pjesë e një programi të ndihmës sociale”, tha në një deklaratë Erekat, sekretar i Organizatës Ombrellë për Çlirimin e Palestinës (PLO).

Anëtar arab i Knesset-it, Ahmed Tibi, e kritikoi ligjin izraelit si një “plaçkitje të armatosur” të parave palestineze.

“Ju mund të kaloni të gjitha ligjet raciste dhe ekstremiste që dëshironi. Ju mund të uzurponi të drejtat, të rrëmbeni tokën dhe t’i digjni fëmijët tanë. Por, ne ju përkujtojmë atë që themi dhe besojmë ‘Ju kurrë nuk do të jeni në gjendje të thyeni vullnetin e popullit palestinez që jeton nën pushtim’, të cilët po aspirojnë për lirinë e tyre”, tha Tibi.

Sipas Marrëveshjes së Oslos, të nënshkruar në vitin 1993 midis Izraelit dhe PLO-së, Izraeli mbledh rreth 175 milionë dollarë çdo muaj në taksa mbi importet dhe eksportet palestineze në emër të PA-së.

Të ardhurat tatimore përfaqësojnë burimin kryesor të të ardhurave të PA-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit