13.7 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Izraeli ndërton të tjera blloqe banesash

Më të lexuarat

Një zyrtar i lartë izraelit tha gjatë së enjtes se vendi i tij do të vazhdojë përpara me planet për të ndërtuar në vendbanimet ekzistuese hebreje në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor, një ditë pasi lideri i Izraelit zhvilloi bisedime me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

Mediat lokale thanë se tenderat e rinj të ndërtimeve do të shpallen javën e ardhshme, teksa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po synon të qetësojë bashkëqeverisësit e tij të vijës së ashpër, kundërshtarë të bisedimeve të paqes me palestinezët.

“Në përputhje me mirëkuptimin e arritur në prag të rifillimit të bisedimeve për paqe me palestinezët, në muajt në vijim Izraeli do të vazhdojë të njoftojë për ngritjen e blloqeve të reja të banimit edhe në Jeruzalem”, thuhej në një pjesë të deklaratës, nga një zyrtar i paidentifikuar. “Amerikanët dhe palestinezët janë në dijeni të këtij mirëkuptimi”, thuhej më tej.

Palestinezët, të cilët kërkuan ndalimin e ndërtimit të banesave si kusht për bisedimet, janë kthyer jo me vullnet apo dëshirë të plotë në tryezën e negociatave, pas presionit të madh të amerikanëve.

Ndërkohë, partia “Shtëpia Hebreje” pro-kolonizimit, një nga partnerët kryesorë të koalicionit të Netanyahut, tha të enjten se do të propozonte një projektligj për të penguar lirimin e të burgosurve palestinezë, një kusht kryesor në mbajtjen e bisedimeve. / tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit