4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Izraeli ndalon palestinezët që gjatë Ramazanit të vizitojnë Xhaminë Al-Aksa

Më të lexuarat

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Andraee në profilin zyrtar në Twitter ka shkruar se është marrë vendimi që të ndalohet kalimi nga Rripi i Gazës në Izrael.
 
 Ushtria izraelite ka anuluar lejen për palestinezët që gjatë Ramazanit të premteve nga Gaza vizitojnë Jerusalemin dhe Xhaminë Al-Aksa, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Izraeli ka lejuar palestinezët që gjatë muajit të Ramazanit çdo të premte të vizitojnë Jerusalemin dhe Xhaminë Al-Aksa.
 
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Andraee në profilin zyrtar në Twitter ka shkruar se është marrë vendimi që të ndalohet kalimi nga Rripi i Gazës në Izrael. 
 
“Është marrë vendimi që për arsye sigurie të ndalohet kalimi nga Rripi i Gazës në Izrael i personave që dëshirojnë të kryejnë faljen të premteve”, ka thënë Andraee.
 
Theksohet se vendimi në fjalë është marrë pasi që personat e panjohur mbrëmë nga Gaza lëshuan një raketë. 
 
Izraeli ka njoftuar më parë që gjatë Ramazanit do të lejojë kalimin e një numri të palestinezëve nga Gaza në Mesxhidin Al-Aksa për të kryer namazin e xhumasë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit