3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Izraeli ndalon një delagacion spanjoll të hyjë në Gazë

Më të lexuarat

Përmes një komunikate me shkrim Bashkia e Barcelonës ka të bërë të ditur se delegacioni i saj i kryesuar nga Laura Perez, anëtare e Këshillit Bashkiak përgjegjëse për Marrëdhëniet dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar nuk është lejuar hyjë në Gazë nga Izraeli.

Bashkia e Bercelonës, e cila ndodhet në rajonin lindor të Spanjës, Katalonjë, ka kërkuar sqarime nga qeveria e Izraelite për pengimin e hyrjes së një delegacionit që kishte dërguar në Gazë.

Përmes një komunikate me shkrim Bashkia e Barcelonës ka bërë të ditur se delegacioni i saj i kryesuar nga Laura Perez, anëtare e Këshillit Bashkiak përgjegjëse për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar nuk është lejuar të hyjë në Gazë nga qeveria izraelite pa treguar asnjë arsye.

Delegacioni në fjalë donte të hynte në Gazë për të ndjekur disa projekte bashkëpunimi dhe i kishte respektuar të gjitha rregullat në kufirin izraelit.

Njoftimi në lidhje me moslejimin e hyrjes së delegacionit në Gazë ishte bërë nëpërmjet Konsullatës së Përgjithshme të Spanjës në Jerusalem dhe për këtë veprim nuk ishte bërë asnjë sqarim nga ana izraelite.

Në komunikatën e saj të shkruar Bashkia e Barcelonës njofton gjithashtu se në Gazë ajo realizon gjithsej 9 projekte me mbështetjen e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërme (UNRWA), ndërsa shton se “nga qeveria e Izraelit është kërkuar sqarim për pengimin e delegacionit spanjoll, i cili do të shkonte në Gazë, e cila ndodhet në një nga periudhat më të vështira të historisë së saj, për të ndjekur punimet (projektet) që zhvillohen këtu në kuadër të bashkëpunimit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit