Kritiku amerikano-hebre, Peter Beinard, është ndaluar nga autoritetet izraelite në aeroportin e Jerusalemit.
Kjo ndalësë është bërë për shkak të kritikave që ka bërë ky i fundit ndaj politikave agresive të qeverisë së Izraelit ndaj Palestinës, si edhe aleancës me presidentin Trump, megjithëse e konsideron vetën si mbështetës të shtetit hebraik. Rastin e fundit të ndalimit të Beinard, qeveria e quan një incident.
Zyrtarë nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu deklaruan se pasi mësuan për arrestimin e Peter Beinart, ata menjëherë i pyetën zyrtarët e sigurisë të Izraelit, se çfarë ndodhi dhe atyre u tha se ishte një “gabim administrativ”.
Ai ka paralajmëruar për një përçarje në rritje midis Izraelit dhe komunitetit amerikano-hebre , dhe se Izraeli duhet të krijojë një shtet palestinez për të siguruar mbijetesën e saj, si një demokraci me shumicë hebreje. Të tilla pikëpamje ndahen nga shumë prej të majtëve në politikën Izraelite, transmeton Fox News, përcjellë Klan Kosova.
Në një intervistë, Beinart tha se ishte tërhequr mënjanë kur mbërriti me familjen e tij të dielën për të marrë pjesë në varrimin e një të afërmi. Beinart tha se ai ishte dërguar në një dhomë të vogël ku një oficer i sigurisë e kishte pyetur atë për aktivitetet e tij politike, dhe nëse ai ishte i përfshirë në grupe që avokojnë dhunë, kërcënojnë demokracinë apo nxisin anarki.
Izraeli ka filluar zbatimin e ndalesave të aktivistëve të huaj që mbështesin bojkotin e vendit.