0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Izraeli mbyll tre vende pune që u përkasin palestinezëve

Më të lexuarat

Ushtarët izraelitë mbyllën tre vende të punës me pretendimin se siguron mbështetje financiare për Hamasin

EL HALIL (AA) – Ushtarët izraelitë të cilët realizuan një operacion në qytetin El Halil, në jug të Bregut Perëndimor i cili ndodhet nën pushtim, mbyllën tre vende të punës me pretendimin se siguron mbështetje financiare për Hamasin, Lëvizjen e Rezistencës Islamike në Palestinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria e Izraelit thuhet se “Ushtarët izraelitë mbyllën tre zona tregtare të cilat i zbuloi se sigurojnë mbështetje financiare për strukturimin e studentëve të Hamasit në qytet”.

Në deklaratë, ku nuk ka informacione lidhur me pronarët e dyqaneve ndërsa pretendohet se grupi studentor në fjalë po i grumbullon të rinjtë palestinezë në favor të Hamasit.

Struktura studentore “Blloku Islamik”, i cili po zhvillon aktivitete në disa vende të Bregut Perëndimor, po i ekspozohen presionit të ushtarëve izraelitë, kurse punimet e tyre po ndalohen dhe anëtarë të shumtë të bllokut po arrestohen.

Në ueb faqen e “Bllokut Islamik” u dha informacioni se rreth 200 studentë të universitetit palestinez në Bregun Perëndimor janë arrestuar apo janë burgosur nga ushtarët izraelitë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit