0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Izraeli liron 26 të burgosur palestinezë

Më të lexuarat

Autoritetet izraelite kanë liruar një grup prej 26 të burgosurish palestinezë në kuadër të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA, për të rifilluar bisedimet e paqes.

Të burgosurit u pritën me brohoritje kur u kthyen në Bregun Perëndimor dhe në Gaza. Izraeli aprovoi lirimin ditën e shtunë, por zbatimi i tij u shty për t’u lejuar familjeve të viktimave për të apeluar.

Ata përbëjnë grupin e tretë të një totali prej 104 të burgosurish që do të lirohen. Tetë prej tyre u dërguan gjatë natës në postoblloqet që të çojnë në Gaza dhe Jeruzalemin Lindor. Ndërsa 18 të tjerë u dërguan për në Ramallah dhe Bregun Perëndimor.
Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas përshëndeti të burgosurit nga zyra e tij në Ramallah dhe bëri thirrje për të vazhduar presionin për lirimin e të burgosurve të tjerë, që prej kohësh ndodhen në burgjet izraelite dhe vuajnë nga probleme shëndetësore.

“Ne nuk do të nënshkruajmë asnjë marrëveshje paqeje me Izraelin para se të gjithë të burgosurit të jenë të liruar”, deklaroi Abbas, i cili më herët i kishte cilësuar të ata heronj të kauzës palestineze.
 / tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit