-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Izraeli kryeson në prodhimin e avionëve pa pilot

Më të lexuarat

Izraeli, pioner i teknologjisë së prodhimit të avionëve pa pilot, tashmë është bërë ekportuesi kryesor në botë i tyre, duke e vënë këtë shtet në një pozitë të rëndësishme tani që kjo industri sa vjen e rritet. Blerës nga mbarë bota dhe kompani izraelite morën pjesë në një panair për sigurinë kombëtare.
Marrëdhëniet historikisht të tensionuara me fqinjët arabë, e kanë bërë Izraelin dhe ushtrinë e tij të krijojnë një gamë të gjerë teknologjish të sigurisë kombëtare.
Kompania G-NIUS, solli në panair robotin ajror luftarak AvantGuard, të pajisur me mitraloz dhe sensorë.
Mjete të tilla po përdoren aktualisht nga ushtria izraelite për patrullimin e kufijve ndërkohë që aftësitë teknologjike të vendit kanë tërhequr blerës nga mbarë bota në panarin e hapur pranë Tel Avivit.

Avioni i telekomanduar Harop, ka mbi 10 vite që përdoret për vëzhgim por ka edhe veti luftarake për të sulmuar me armatimet e shumta në bordin e tij. Mjetet fluturuese pa pilot përdoren gjerësisht nga ushtria izraelite dhe zënë gjysmën e fluturimeve ushtarake të vendit. Avionët izraelitë pa pilot janë përdorur në konflikte të ndryshme kudo në botë, nga Afganistani deri në Mali. Arie Egozi është zëdhënës i panairit. Arie Egozi, zëdhënës i panairit

“Izraeli është supërfuqi kur flitet për avionët e telekomanduar dhe ka 40 vite që po e zhvillon këtë teknologji. Kompania më e madhe e prodhimit të avionëve pa pilot, IAI, ka eksportuar mjete në rreth 50 shtete. Mjetet tona janë provuar në fushën e luftës”.

E re për panairin është një mjet robot, i quajtur roboguard. Ai lëviz me shpejtësi dhe mund të hedhë gaz lotsjellës e të shpërndajë turmat. Yehonatan Ben-Hamozeg i firmës Magal S3 e përshkruan kështu robotin.

“Ai nuk fle, nuk ha por është gjithnjë në patrullë dhe reagon shumë shpejt. Mund të arrijë shpejtësinë 50 kilometra në orë, pra më shpejt se njerëzit”.

Mbi qiellin ku zhvillohet ekspozita fluturon një avion pa pilot i kompanisë IAI, një ndër më të mëdhenjtë në botë të këtij lloji. Me krahët 26 metra, ky avion mund të qëndrojë në ajër disa ditë.

Sipas studimit të një kompanie amerikane, vetëm në gjashtë vitet e fundit, Izraeli ka eksportuar mjete robotike ajrore që kapin shumën 4.6 miliard dollarë./voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit