Zëvendëskryeministri izraelit, Dan Meridor u shpreh se ”kishte ardhur koha për përforcimin e sanksioneve kundër Teheranit”, gjatë një takimi me mediat franceze të enjten, në Paris.”Ka ardhur koha për të përforcuar sanksionet ndaj Teheranit”, deklaroi Meridor.Izraeli dhe shtetet perëndimore dyshojnë se Irani po përpiqet të pajiset me një bombë bërthamore duke përdorur si pretekst programin bërthamor civil, gjë që Teherani e ka mohuar dhe vazhdon ta mohojë kategorikisht.trt/kohaislame