1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Izraeli kërkon kthimin e ambasadorit të tij në Turqi

Më të lexuarat

Burimet izraelite kanë sugjeruar se Izraeli po kërkon të rikthejë ambasadorin e tij në Turqi, si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve të tensionuara midis dy shteteve.

Ky veprim duhet të përcillet me heqjen e bllokadës izraelite mbi Gaza, thuhet në raport.
Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit janë tendosur që kur komandot izraelite bastisën anijen turke Mavi Marmara, e cila transportonte ndihma në Gaza dhe ishte në ujërat ndërkombëtare. Incidenti që ndodhi në vitin 2010 rezultoi në vdekjen e 9 shtetasve turq të cilët u qëlluan nga ushtria izraelite.
Marrëdhëniet midis dy shteteve filluan të normalizohen pas Izraeli kërkoi falje për veprimet e tij. Megjithatë, kohët e fundit pati një pengesë, kur një artikull në Washington Post akuzoi shefin e inteligjencës turke Hakan Fidan për zbulimin e një operacioni sekret izraelit në Iran. /mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit