-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Izraeli hapi pikën e kalimit kufitar me Gazën

Më të lexuarat

Izraeli rihapi dje pikën e kalimit kufitar Kerem Shalom, pika e vetme tregtare ndërmjet Izraelit dhe Gazës. Këtë pikë kufitare Izraeli e kishte mbajtur një javë mbyllur për arsye sigurie.

Raid Fettuh, Kryetari i Komitetit të Qeverisë Palestineze në Ramallah për Hyrjen e Mallrave në Gaza, deklaroi se është rihapur pika e kalimit kufitar “Kerem Shalom”, e cila ishte mbyllur një javë më parë për arsye sigurie.

Një numër i madh kamionësh të ngarkuar me ndihma kanë kaluar sot nga pika doganore Kerem Shalom, u shpreh Fettuh, ndërsa shtoi se nga Gaza për në territoret izraelite ka kaluar vetëm një maunë që transporton lule dhe erëza për vendet evropiane.

Dogana Kerem Shalom për 4 ditët e ardhshme nuk do të funksionojë për shkak të pushimit të fundjavës dhe pashkëve të çifutëve. “Qëndrimi mbyllur për një javë i pikës kufitare Kerem Shalom ka shkaktuar mungesa në sasi të mëdha në transportin e prodhimeve drejt Gazës. Udhëheqje izraelite ka bërë të ditur se pikën kufitare do ta mbajë të hapur duke filluar nga data 2 prill”, – nënvizoi Fettuh.

Kerem Shalom është pika e vetme e kalimit të mallrave tregtare ndërmjet Izraelit dhe Gazës dhe të enjten e kaluar ishte mbyllur për shkak të raketës së lëshuar nga territoret palestineze gjatë vizitës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama në Izrael.

Raketa kishte rënë një zonë të pabanuar dhe nuk kishte shkaktuar ndonjë dëm material./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit