Izraeli njoftoi se këtë vendim e kanë marrë që vendkalimi kufitar të jetë i hapur pesë ditë në javë
RAMALLAH (AA) – Vendkalimi kufitar El-Keram, mes Bregut Perëndimor dhe Jordanisë, do të hapet gjatë verës, raporton Anadolu Agency (AA).
Izraeli njoftoi se këtë vendim e kanë marrë që vendkalimi kufitar të jetë i hapur pesë ditë në javë.
Huseyin es-Seyh, shef i drejtorisë për punë civile të Palestinës njoftoi se Izraeli ka marrë vendim që vendkalimi kufitar të hapet nga 20 qershori.
Sipas tij, do të jetë i hapur çdo ditë përveç të premtes dhe të shtunës. Ky vendim do të vlejë deri në fillim të tetorit.
Megjithatë, Seyh tha se nga fillimi i vitit 2018 vendkalimi kufitar do të jetë i hapur gjatë tërë vitit.
Vendkalimi kufitar Kerame momentalisht është nën kontroll të Izraelit dhe është i hapur nga 14 orë gjatë pesë ditëve të javës.