Izraeli ka bastisur tri organizata joqeveritare palestineze
Përfaqësuesit e Grupit thonë se forcat izraelite kanë kryer para agimit të së martës kontrolle në zyrat e Unionit të Grave, rrjetit të OJQ-ve palestineze dhe grupit për mbështetje të të burgosurve Addameer.
Addameer, tha në një deklaratë në internet se nga zyra e bastisur e tyre janë konfiskuar pajisje kompjuterike.
Këto janë bastisjet e para në Ramallah, që kur palestinezët përmirësuan statusin e tyre muajin e kaluar në Kombet e Bashkuara.
Zyrtarët palestinezë e akuzojnë Izraelin se po përpiqet që t’i ndëshkojë ata për statusin e tyre të ri ndërkombëtar./BS/kohaislame